Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, siç u shpreh ai, vetëm që Albin Kurti të mos jetë kryeministër.

Ai është shprehur se janë duke punuar që Lidhja Demokratike të dalë e para dhe u shpreh se po shohin një trend në rritje.

“Ne po punojmë dhe mendojnë që do t’ia dalim mirë në zgjedhje, natyrisht që cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër”.

“Ne punojmë që Lidhja Demokratike të dalë e para, unë besoj që në vazhdimësi po e shohim një trend të rritjes graduale dhe ky trend i rritjes neve na jep mesazh që duhet të vazhdojmë punën”, është shprehur ai.