Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova.
Ky i fundit është arrestuar pasi është vetë dorëzuar mbrëmë rreth orës 22:05 minuta.
Detaje për rastin ka dhënë sot Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se xhudisti kosovar është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.