Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, vetura bie nga ura – ka të lënduar

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë ku një veturë ka rënë nga një urë.

Dëshmitarë i kanë thënë redaksisë së “Jepi zë”, se vetura është rrokullisur pastaj ka rënë nga ura, duke pësuar dëne të mëdha.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje në Komunën e Fushë Kosovës, ndërsa rrethanat ende nuk dihen.

Ky dëshmitar i ka thënë Jepi zë, se qytetarët janë ndalur dhe po e ndihmojnë të aksidentuarin deri në ardhjen e ambulancës.

I mituri ther aksidentalisht me thikë shokun e tij në Drenas, dërgohet me urgjencë në QKUK