Aksident i rëndë në hyrjen e autostradës në Malishevë, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në hyrjen për Malishevë.

Një lexues i Nacionales ka dërguar video, ku shihet vetura e cila ka dalur nga rruga, dhe ka rënë në humnerë.

Sipas lexuesit, një Autoambulancë ka marrë disa të lënduar për t’i dërguar drejt Prishtinës.

Tutje Indeksonline shkruan se dyshohet për një të vdekur.