Aksident i rëndë në Prizren

Një aksident me dëme të konsiderueshme materiale është shënuar në orët e vona në Prizren.

I njëjti ngjau në rrugën “Tahir Sinani”, respektivisht te pjesa e njohur si “rrethi i ri” në kryeqendrën historike, përcjell lajmi.net.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, ndërsa redaksia jonë veçse ka kontaktuar me autoritetet për të mësuar më tepër informacione rreth përplasjes. Policia dhe zjarrfikësit tashmë janë në vendngjarje.

Më poshtë edhe pamjet e publikuara në faqet lokale, teksa ju bëjmë me dije se do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo risi nga ky aksident dhe jo vetëm.