Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas

Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë përveç dëmeve të shumta, po shkaktohen edhe viktima të shumta, raporton Sinjali.

E një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas, ku dy vetura janë aksidentuar mes vete.

Derisa në pamjet e këtij aksidenti shihet se njëra është rrotulluar midis rruge, kurse ende nuk dihet se a ka pasur persona të lënduar.