Aksident i rëndë trafiku në mëngjesin e sotëm në Raushiq të Pejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Raushiq të Pejës, ku është përfshirë një veturë.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se vetura është rrokullisur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha – teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.