Aksident i rëndë trafiku në zonën industriale Shirokë-Suharekë, 3 persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në zonën industriale ‘Shirokë-Suharekë’.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Ekipet e njësive policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Raportohet se tre persona janë të lënduar nga ky aksident.