Aksident i rëndë, vetura humb kontrollin – lëndohen 5 persona

Raportohet se shoferi duke drejtuar veturën e tij, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe del jashtë rruge duke u përplasur në një beton me ujë.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Rezallë të Komunës se Skenderajt.

“Rikthimi” i COVID-19: Për 10 ditë, 1577 raste aktive më shumë në Kosovë

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automjetit si dhe katër pasagjerët.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF Skenderaj janë liruar për në shtëpi, ndërsa drejtuesi i automjetit është transportuar për në QKUK-së.

Rasti nën hetime.

Liberalizimi i vizave, ky është parashikimi i ‘frikshëm’