Aksident me lëndime të rënda te rruga e UÇK-së në Rahovec, motoçiklisti thyen këmbën e krahun

(Foto ilustrim)

Një aksident me lëndime të rënda ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Rahovec, saktësisht në rrugën e UÇK-së.

Sipas raportit të policisë, një motoçiklist pas një veprimi të pasigurtë, është përplasur për një veturë që ishte në lëvizje, përcjell 07 Press.

Tutje, bëhet e ditur që i njëjti ka thyer këmbën dhe krahun.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. UÇK, Rahovec 09.07.2023-21:25 Lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e ndërmarrjes së një veprimi në mënyrë të pa sigurt, ka goditur një veturë në lëvizje e më pas është përplasur jashtë rrugës. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë ka pësuar frakturë të këmbës dhe krahut.