Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Telegrafi, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti policor, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.