Aksident te “Via Ferrata” në Pejë, nis operacioni për shpëtim

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë pranuar informacione për një aksident në njërën nga “Via Ferrata-ve” në Pejë.

Në njoftimin e ShKShM thuhet se së bashku me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe se janë duke e zhvilluar operacionin e kërkim-shpërtimit.

Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë. Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”thuhet në njoftim.

Ndryshe në Pejë gjinden 4 via ferrata të cilat kanë nivele të ndryshme të vështirësisë. Gjatësia e tyre fillon nga 450m deri në 1km, ndërsa lartësit arrijnë deri në 300m.