Aksident trafiku në Meje të Gjakovës, ka të lënduar – video

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në fshatin Meje të Gjakovës.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë.

Sipas tyre, personat që ndodheshin në automjete kanë pësuar lëndime të lehta.