Aksident trafiku në Podujevë, një person dërgohet në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku, që ka ndodhur në Podujevë.

Viktima ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga një person tjetër i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe ai është dërguar në mbajtje.