Aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Ferizaj, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Konkretisht, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit.

Mësohet se 5 persona kanë mbetur të lënduar.

Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.