Aksidenti fatal në Gjakovë – 20 vjeçari që ishte në ambulancë në gjendje kritike për jetën

Ditën e 30 qershorit qyteti i Gjakovës u tronditë nga një aksidenti i rëndë, i cili përfundoi me vdekjen e dy personave dhe u lënduan tre të tjerë.

Një vetur ishte aksidentuar me autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Gjakovës, e cila kishte qenë duke transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Nga ky aksident ditë më parë ka humbur jetën shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini dhe më pas edhe mjeku Mentor Salihi.

Në gjendje të rëndë po vazhdon të jetë edhe një 20 vjeçar, i cili kishte qenë brenda në autoambulancë që u aksidentu.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, shefit i Intensivës, Shaqir Uka, i cili tha se 20 vjecari aktualisht po mbahet me barna dhe se është i varuar krejtësisht nga aparti i frymëmarrjes.

Sipas Ukës, lëndimet serioze të 20 vjecarit janë kryeisht në zonën e kokës dhe të gjoksit.

“Gjendja e 20 vjecarit është e rëndë dhe po vazhdo edhe më tutje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ai është i fjetur me barna tash për tash dhe krejtësisht i varur nga aparati i frymëmarrjes sa i përketë fymëmarrjes së tij. Lëndimet e tij janë mjaftë serioze dhe kryesisht janë në regjionin e kokës dhe në regjionin e gjoksit”, tha Uka për Insajderin.

Shefi i intenzivës, shtoi se janë duke luftuar për të shpërtuar jetën e djaloshit, dhe se po bëjnë të pamundërën.

Gjendje e tij ishte e njëjtë që nga dita kur ishte aksidentuar ndonëse, nuk dihet nëse këto kanë qenë lëndimet fillestare apo i janë shtuar pas aksidentit të dytë, tha Uka.

“Ne jemi duke luftuar për jetën e tij me të gjitha protokolet e trajtimit të pacientëve të natyrës së lëndimi të cilin e ka 20 vjecari. Prej ditës që ka ndodhur aksidenti është në këtë gjendje. Ne nuk e dim a kanë qenë këto lëndimet fillestare me këto pasoja apo lëndimet u janë shtuar me rastin e aksidentit të dytë. Nuk kemi pasur informata se cfare gjendje ka pasur pas aksidentit të parë”, tha Uka për Insajderin.

Kjo ngjarje e rëndë ka prekur të gjithë qytetarët derisa dje gjatë ditës në Gjakovë është mbajtur edhe një mbledhje përkujtimore.

Me nderimet më të larta në fshatin Nivokaz të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit doktor Mentor Salihut, i cili mori lëndime vdekjeprurëse në aksidentin fatal.

Më 1 korrik i është dhënë lamtumira edhe shoferit të autoambulancës Skofiar Gjinit.

“Përfundoi jeta për ty, por edhe për ne si prindër” – Postimi prekës i babait të të riut që humbi jetën tragjikisht në Gjakovë
Po ashtu, mbrëmë stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë kanë ndezur qirinj për të kujtuar mjekun Mentor Salihi dhe Skofiar Gjini, të cilët ndërruan jetë derisa ishin në detyrë.

Shoferi i veturës që shkaktoi aksidentin fatal tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.