Aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, Policia zbardhë detajet e fundit

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet.

Një aksident mes dy motoçikletave ka ndodhur pak më pa rënë fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë)”.

“Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi.