Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjsitralen Podujevë-Prishtinë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.
Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar tek familja Sopaj, të cilët tashmë kanë hapur të pamen.
Ende nuk dihen nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.
Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.
Burrë e grua nga Malisheva aksidentohen për vdekje në Podujevë, dy fëmijë me lëndime të rënda