Aksidenti te Morgu në Rahovec, policia shpalos detaje

Pak kohë më parë, 07 Press raportoi për një aksident mes një veture e një motokultivatori.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për 07 Press ka dhënë informacione shtesë.

Siç bëhet e ditur, nga ky aksident të lënduar kanë mbetue tre persona.

“Në fshatin Bërnjak-Rahovec rreth orës 18:45 është raportuar aksident trafiku. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë një motokultivator dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.