Aksidentohen dy vetura në Deçan, lëndohen tre persona

Në ora 13:54 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Carrabreg i Epërm në komunën e Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti ka bërë të ditur se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në ora 13:54 është njoftuar policia, në fshatin Carrabreg i Epërm për një aksident mes dy automjeteve, ku tre persona kane pësuar lëndime të lehta”, tha Gashi.