Aksidentohet autobusi i kompanisë “Shpejtimi”, tre të lënduar

Sot rreth orës 03:00 ka ndodhur një aksident mes një autobusi të kompanisë “Shpejtimi” dhe gjashtë veturave të parkuara jashtë rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në  magjistralen Gjakovë-Prizren”.

Rastin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës”, ka thënë Elezaj në raport.

Përveç dëmeve materiale është raportuar edhe për tre persona të lënduar.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po e heton rastin.