Aksidentohet furgoni Kliqinë – Pejë, nëntë nxënës të lënduar

Lëndohen nëntë nxënës nga aksidenti i furgonit me të cilin po transportoheshin ata në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngasësi i furgonit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nxënësve u është foruar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe më pas janë liruar.

“Fsh. Kliqinë, Pejë 13.06.2023 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet (furgon) me targa vendore i cili ka qenë duke bërë transportin e nxënësve, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë nxënës të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës e më pas janë liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.