Aksion i madh i Policisë në veri – “specialët” futen në villën e Milan Radojicic

Rreth orës 06:00 të mëngjesit ka nisur një aksion i madh i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Autoblindat e Njësive Speciale janë nisur drejt veriut për në disa lokacione, shkruan “Jepi zë”.

Mësohet se caku kryesor është vila e Milan Radojicic, që ndodhet buzë Liqenit të Ujmanit.

Aksioni po zhvillohet edhe në disa lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Ne do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimet.