Aksion i Njësisë Speciale, raportohet për bastisje të një fabrike në Zubin Potok

Njësitë Speciale të Kosovës po realizojnë një aksion në veri.

Siç raportojnë mediat lokale atje, aksioni po zhvillohet në Zubin Potok dhe i njëjti ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Kosovo Online raporton se operacioni po zhvillohet në fabrikën “Lola”.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e një operacioni të tillë.

Nga Policia nuk kanë dhënë detaje deri në publikimin e këtij artikulli.