Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është pranuar sërish një kërcënim për mjet shpërthyes.

Alarmi për bombë ka aktivizuar Policinë, me ç’rast po kryhen kontrollet e nevojshme.

Kujtojmë se disa raste të tilla të kërcënimeve për mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinës kanë rezultuar të rreme në të kaluarën.