Alarmi për bombë në një diskotekë në Prishtinë, policia: Alarm i rrejshëm

Alarm i rrejshëm doli të jetë një raportim për bombë në një diskotekë në Prishtinëm në mesnatën e së martes.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajjonin e Prishtinës.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, tha ajo.