“Albin Kurti, ose është edhe vet viktimë e dhunës seksuale, ose…”

Gazetari Kastriot Myftaraj ka vdekur gjatë ditës së sotme në Tiranë në rrethana që çojnë në pretendimin se ka kryer vetëvrasje. Ai kishte bërë një varg polemikash e pretendimesh kontroverse gjatë karrierës së tij si gazetar.

Më 20 qershor të vitit të kaluar, i ndjeri hudhte në publik pretendim se kryeministri Albin Kurti mund të kishte qenë “viktimë e dhunës seksuale serbe”.

Myftaraj duke u marrë me adresimin e Kurtit për këtë çështje, dhe i cili adresim ishte shumë i drejtë, shprehej se “parakusht që të bëhet drejtësi për viktimat e kësa lloj dhune është të pohojnë se janë përdhunuar,”

Myftaraj pretendonte edhe se serbët i kishin detyruar “meshkujt shqiptarë të rrëmbyer” që të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Ai nuk i mbështeste fare këto pretendime.

“Nëse ka patur edhe përdhunime të meshkujve shqiptarë të Kosovës, veç femrave, nga ana e serbëve, dhe unë besoj që ka pasur, atëherë mund të thuhet me siguri se Albin Kurti ka qenë një prej të përdhunuarve.” – ka shkruar më poshtë Myftaraj.