​Ali Ahmeti: Fronti Evropian siguron 19 mandate, VMRO ndihmoi VLEN-in

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi sonte se Fronti Evropian është forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut dhe se do të ketë 19 mandate.

Në një konferencë për media, Ahmeti tha se BDI-ja oponent në këto zgjedhje kishte VMRO-në pasi ajo ka ndihmuar koalicionin tjetër shqiptar VLEN.

“Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira demokratike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do të doja të falënderoj të gjithë votuesit e Frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivistë na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit janë për anëtarësim të pa kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti.