Ambasadori britanik: Mbështetja e sigurisë së Kosovës “në themel të marrëdhënieve tona”

Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisës së Bashkuar, duke folur në një intervistë për “Telegrafin” ka nënvizuar mbështetjen e sigurisë së Kosovës si “themeli i marrëdhënieve” mes Prishtinës dhe Londrës.

Siç tha Lord Cameron kur e vizitoi në janar Kosovën, Britania e Madhe mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe ne do të vazhdojmë ta mbrojmë atë. Si pjesë e kësaj ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për ta siguruar këtë. Ne presim që të dyja palët të zbatojnë me mirëbesim angazhimet detyruese që kanë marrë, diçka që unë e di se do të duhet guxim dhe vizion për ta bërë”, ka thënë ambasadori britanik.

Lord Cameron ishte gjithashtu shumë i qartë se mbështetja e sigurisë mbetet themeli i marrëdhënies sonë. Ne jemi absolutisht të përkushtuar ndaj KFOR-it dhe për të siguruar që ai të ketë aftësitë e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij. Jam krenar që Britania e Madhe ishte në gjendje të dërgonte 600 ushtarë nga Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it kaq shpejt pasi që u plotësua kërkesa. Mbështetja jonë afatgjatë për FSK-në do të vazhdojë”, shtoi ai.