Ambasadori francez: Nuk po zbatohen kërkesat e BE-së në plotni

Megjithëse Qeveria e Kosovës mori vendim për reduktimin prej 25% të pranisë së policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian tha se kjo nuk është e mjaftueshme.

“BE-ja i kërkoi Kosovës që të veprojë në mënyrë jo-shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet e policisë brenda dhe në afërsi të katër ndërtesave komunale në veri të Kosovës”.

Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, thotë se nuk kanë parë përparim nga Qeveria Kurti për zbatimin e plotë të kërkesave të BE-së. Sipas tij sanksionet e vendosura nga BE-ja nuk do të hiqen derisa të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme për uljen e tensioneve.

Por, deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, e quan jo të drejtë mbajtjen në fuqi të masave të BE-së ndaj Kosovës. Sipas tij,

“Dakordimi e parasheh qartë dislokimin e policisë nga objektet komunale….masat duhet të shfuqizohen sepse janë të padrejta…Kosova është konstruktive dhe do ti përmbush pikat që parashihen në kërkesen e BE-së…”

Në opozitë kanë kritika se Qeveria nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e dakordimit në Bratislavë midis Bislimit dhe Lajcakut. Deptueti Pal Lekaj, nuk she lëzivje të Qeverisë për uljen e tensioneve në veri. Tha se Kosova rrezikon masa të reja nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa konkret.

“Nëse Qeveria ka marrë obligime në Bratislavë atëhere duhet të zbatohen për ndryshe do të shtohen sanksionet ndaj Kosovës…”

Deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi thotë se Qeveria ka marrë vendim konform kërkesave që dalin nga marrëveshja e fundit në Bratislavë Kosovë-BE.

BE-ja ka theksuar se është thelbësore për Kosovës dhe Serbinë që të ketë zbatim të shpejtë të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksit të zbatimit të saj. BE kërkon kështu duke përmendur edhe themelimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe.