Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kosovën në gjuhën shqipe për solidaritetin pas sulmeve të Hamasit

Tammy Ziv, ambasadore e Izraeli në Kosovë, e ka shpërndarë deklaratën për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporëssë Kosovës, ku dënohet sulmi i militantëve të Hamasit kundër Izraelit.

Në X, ambasadorja Ziv një pjesë të falenderimit ndaj Kosovës e ka shkruar në gjuhën shqipe.

“Faleminderit të dashur miq që jeni me ne në këto orë të errëta. Falemnderit MPJ e Kosovës, Donika Gërvalla, falemnderit Republika e Kosovës!” – shkroi ajo.