Analistët në Beograd: Kosova është kusht për Serbinë, për integrimet evropiane

Nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e ndihmës së madhe ekonomike evropiane prej 6 miliardë eurosh, atëherë ajo duhet të zbatojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj, gjatë paralajmërimeve për krijimin e qeverisë së re, kryeministrja aktuale, Ana Bërnabiq, deklaroi se Kosova do të jetë prioriteti kryesor.

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së re të Serbisë.

Kështu deklaroi për mediat në Beograd, kryeministrja aktuale Ana Brnabiq, e cila paralajmëroi se prioritetet për qeverinë e re, e dalur pas zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor është edhe puna për integrimin evropian.

Zyrtarët qeveritarë ka kohë që paralajmërojnë presione nga Bashkësia Ndërkombëtare ndaj Serbisë, për Kosovën.