Analisti Muharremi: Kurti e ka humbur lojën në Bruksel, po aplikon diplomaci të shekullit XIX

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel.

Muharremi ka thënë se Kurti e ka humbur lojën në Bruksel, duke shtuar se ai po aplikon diplomaci e shekullit XIX.

Ai tutje ka thënë se sulmi dhe akuzat ndaj ndërmjetësueseve ndoshta nuk janë të pabaza por diskursi që aplikoj sot Kurti publikisht do e izoloj më tutje atë dhe do e vendosë nën presion Kosovën për mos-pranim apo refuzim të propozimit tē BE-së.

Postimi i plotë:

E paska humbur lojën në Bruksel

Kryeministri po aplikon diplomaci të Shekullit XIX, përatë ndoshta po duket i çuditshëm dhe nuk po jep rezultate. Sulmi dhe akuzat ndaj ndërmjetësuesëve nuk them që janë të pabaza por diskursi që aplikoj sot kryeministri publikisht do e izoloj mëtutje atë dhe do e vendosë nën presion Kosovën për mos-pranim apo refuzim të propozimit tē BEsë. Zakonisht akuza të tilla e vendosin nën presion BE si ndërmjetësuese por në situatën që është krijuar askush nuk mërzitet për Kosovën e Qeverinë e saj për shkak se Albin Kurti i ka kthyer aleatët e fuqishëm të Kosovës në përkrahës të kundërshtarëve tanë dhe e ka humbur përkrahjen e partnerëve për Kosovën. “Kanë zyrtarizuar planin e Serbisë” tha. Nuk ka indikator më të fuqishëm se ky fakt që konfirmon dështimin diplomatik të Qeverisë së Kosovës dhe kolapsin e çasjes së Kurtit ndaj veriut. Dmth Kosova me gabimet e saja ka arritur ta afroj aq shumë Serbinë me BE dhe SHBA saqë ata tashmē, sipas Kurtit, po e bëjkan planin e kundërshtarit propozim zyrtar të dialogut. E kjo nënkupton që nuk po i marrin parasyesh propozimet e qeverisë së Kosovës. Situata sot dhe mllefi i kryeministrit është rezultat i gabimeve të mëparshme dhe kokëfortësisë se tij në veprime të njëanshme në veri dhe marrëdhëniet me aleatët tradicional të Kosovës.