Anulohet tenderi 400 mijë euro, dështon një projekt i Përparim Ramës

Komuna e Prishtinës e ka vendosur në pritje një projekt të Përparim Ramës.

Për shkak të buxhetit, Komuna e Prishtinës ka anuluar të martën tenderin e hapur për ndërtimin e thertores publike në kryeqytet.

Tenderi i anuluar kishte vlerë të parashikuar prej 400 mijë eurosh, raporton Paparaci.

“Projekti dhe vlera buxhetore nuk janë në përputhshmëri”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prishtinës.

Projekti arkitekturor i thertores publike tashmë është përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës.

Megjithatë, në proces ishte vendosur përzgjedhja dhe kontraktimi përmes procedurave të tenderimit i një operatori që do ta ndërtonte thertoren.

Projekti për ndërtimin e thertores mund të planifikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.