Arifi akuza të rënda në drejtim të Kamberit, e quan deputet të Vuçiqit

Politikani shqiptar i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin “deputet i Vuçiqit”.

Ai kësaj akuze ia ka bashkëngjitur një video të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën pretendon se e mbështet aludimin e tij për Kamberin.

Në këtë video përfshihen edhe politikanë të tjerë shqiptarë të Luginës së Preshevës, Fatmir Hasani dhe tashmë këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ardita Sinani.

Kujtojmë se Arifi është kritikues i madh i Kamberit, por gjithashtu edhe i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.