Arifi i reagon Sinanit: Këshilltarja e Kurtit është shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i është kundërpërgjigjur Ardita Sinanit, këshilltares politike të kryeministrit të Kosovës, duke e akuzuar se është e shantazhuar “nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd”.

Ky reagim erdhi pasi Sinani hodhi akuza të rënda ndaj Arifit, duke thënë se “është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës”.

Arifi i tha se Sinnai është e shantazhuar dhe se sipas tij po do të hulumtohej rasti i saj, ajo s’do të mund të dekretohej këshilltare e Kurtit.

“Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte çertifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!

Në dokumentin që po ndajë me qyetetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi.

Arifi ka shtuar se “shpreson që Qeveria e Kosovës të mos i ofrojë informacione të larta sepse “do të përfundojnë te Vulini 100%”