Armend Mehaj raportohet se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit

Televizioni publik i Kosovës, RTK  ka raportuar sot lidhur me dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në raportimin e mediumit publik thuhet se kryeministri Kurti e ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.

Ky i fundit pritet të zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci.

Sipas burimeve, arsyet për largimin e Mehajt janë familjare.

Qeveria ende s’ka konfirmuar diçka lidhur me këto raportime.