Arrestohen djemtë e ish-deputetit të PDK-së

Gazeta Insajderi ka raportuar se dy djemtë e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashit, janë arrestuar pasi kanë pasur një përleshje fizike pas një aksidenti në Prishtinë gjatë ditës së djeshme në orët e mbrëmjes.

Bëhet fjala për Lindtrim Gashin dhe vëllanë e tij Fidan Gashin.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Antidroga shkatërron një laborator të drogës në Zubin Potok, arrestohen gjashtë persona

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Vendi ku ka ndodhur ky aksident mësohet të jetë Rruga B në kryeqytet.

Nacionale ka kontaktuar me z. Latif Gashi për të mësuar më shumë për rastin, dhe i cili ka dhënë detaje të cilat do t’i publikojmë pas pak minutash.