Arrestohen dy persona: Dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture

Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Sipas Policisë, F.F 25 vjeçar dhe E.M 19 vjeçar dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji, ku ishin dëmtuar gjashtë vetura.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 prill në rrugën “Zekirja Cana” afër Fakulteti Teknik në Prishtinë.

”Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.