Arrestohen dy persona për shtytjen në vetëvrasje të të riut që vdiq dje në Çagllavicë

Një I ri rreth 40 vjeçar ka bërë dje vetëvrasje  në Çagllavicë. Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje policia e Kosovës.

Ata tashmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për shtytje në vetëvrasje të viktimës.

Ndërkaq një person i tretë tashmë është vënë mnë kërkim nga policia.

“Graqanicë / 14.05.2024-07:00. Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftim. /Express/