Arrestohen hajnat që vodhën Golf 2-in dhe mjetet e punës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë të një veture Golf 2 në Lipjan.

Sipas njoftimit, rasti i vjedhjes ka ndodhur më 18 shtator 2022.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të dyshuar( njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhë me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune. Puna e hetuesve të stacionit policor rë Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë”, thuhet në njoftim.