Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

Janë arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, e u arrestuan në Skenderaj, kurse personi tjetër, në një rart të ndarë është shtetas i Maqedonisë, i cili u arrestua në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë narkotike bë sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Tutje, Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.