Arrestohet 30-vjeçari në Gjilan, ishte i kërkuar për vjedhje

Sot, Policia në Gjilan ka arrestuar një person, me inicialet N.A., të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia njofton se ai ka qenë i kërkuar për veprën penale “Vjedhje”, me dënim prej 1 vit e 3 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave, 30-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komunikata e plotë:

Arrestohet personit i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Gjilan, 17 tetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 17.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar N.A. (1992).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e tre (3) muaj për veprën penale ‘’Vjedhje’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385080700