Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e 26 vjeçarit në Prizren që u ther për vdekje

Është arrestuar edhe një person si i dyshuar në rastin e vrasjes së 26 vjeçarit në Prizren.

Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ai është dërguar në mbajtje/

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prizren 06.07.2024-23:50. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq dje Policia e Kosovës ka thënë se i arrestuari, H.B 29 vjeç, dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.