Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Mitrovicë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dytë për vrasjen në Mitrovicë.

Kujtojmë, që Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e datës 12.08.2023 kur në rrugën e UÇK –së të Mitrovicës së Jugut ishte gjetur pa shenja jete viktima 65-vjeçar me inicialet S.M.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.