Arrestohet i dyshuari në Prizren, sulmoi zyrtarët policorë pas gjobës që mori

Dje në Ladovicë të Prizrenit, dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodh pasi zyrtarët policorë të Trafikut në Prizren e kanë shqiptuar një gjobë ndaj shoferit që kishte shkelur rregullat e trafikut.

Ky i fundit pas veprimit të Policisë, i ka sulmuar zyrtarët e sigurisë se shtetit.

Zyrtarët që ishin në patrullim në Landovicë, e kanë vënë situatën nën kontroll dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërgur në mbajtje për 48 orë.