Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj

sh ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj është arrestuar këtë të enjte.

Beqaj u vu në pranga për fondet e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si SASPAC.

Lidhur me këtë dosje, pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në biznese.

Dy dosje janë në hetim nga SPAK për Ilir Beqajn.

Dosja e abuzimit me fondeve të SASPAC, si dhe dosja e koncesionarit të sterilizimit. Për këtë të dytën  po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.