Arrestohet një grua në Prishtinë, e sulmoi vajzën e saj

Është arrestuar dje një grua në Prishtinë pasi e ka sulmuar fizikisht vajzën e saj.

Sipas policisë vajza ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti në polici është hapur “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Prishtinë / 12.12.2023 – 01:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.