Arrestohet një person, dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq ushtari i KFOR-it

Të martën ka ndodhur një aksident trafiku në Leshan të Pejës.

Në atë aksident ka qenë e përfshirë edhe një automjet i KFOR-it, ku ka vdekur një ushtar, shkruan Lajmi.net.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë aksident, ku ka njoftuar se një person është nën masën e arrestit shtëpiak pasi e ka pranuar përgjegjësinë për aksidentin.

“Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësorë, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ushtari fillimisht ishte në gjendje kritike dhe pa ndjenja u dërgua në spital, por rreth orës 16:50 ndërroi jetë.

Në aksident bëhet e ditur se u lëndua një tjetër ushtar.

“Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash, ka shprehur ngushëllimet e tij për ushtarin e vdekur.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtar i plagosur”, thuhet në komunikatë.