Arrestohet një person për dhunë në familje, ia mori veturën dhe i bllokoi llogaritë bankare gruas

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë për dhunë në familje.

Kjo pasi bashkëshortja e saj, ka njoftuar policinë se i dyshuari i ka dëmtuar pasaportën dhe ID e lëshuar nga shteti Amerikan.

Ai poashtu dyshohet se i ka marrë veturën e saj me targa të huaja , si dhe i ka bllokuar qasjen në kartelat bankare që i kanë të përbashkëta.

“Fushë Kosovë,  03.08.2023 – 10:30. Ankuesja femër kosovare me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur,  i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj,  ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan. Po ashtu ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”,thuhet në raportin e policisë.